Kënga Magjike 2003, festivali më prestigjoz i muzikës moderne shqiptare po mbërrin drejtë finalizimit të tij. 39 këngëtarë dhe grupe muzikore kanë kaluar tashmë fazën e seleksionimit për 3 netët e këtij koncerti i cili do të vijë për publikun në datat 21, 22, 23 Nëntor në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve dhe që do të transmetohet drejtëpërsëdrejti nga televizioni Klan.
Ajo që vlen për tu theksuar në këtë edicion të sivjetshëm të Kengës Magjike është rikthimi si konkurues i disa prej emrave më të njohur të muzikës së lehtë shqiptare, të cilët prej vitesh i kishin munguar skenës së festivaleve.
Alberie Hadergjonaj, Ledina Çelo, Fitnete Tuda dhe Aleksandër Gjoka do të jenë disa nga konkurentët surprizë të këtij festivali.
Gazetarja: Sandri riktheheni pas sa vitesh në një festival?
Aleksandër Gjoka: “Mbas 6 vjetësh”.
Gazetarja: Çfarë ju bëri të ndërroni mëndje kësaj rradhe?
Aleksandër Gjoka: “Unë mund të themë që interesimi i Pirro Çakos mikut tim dhe Timo Fllokos për këngën, që ishte karkateri im ashtu menduan ata dhe unë pasi e dëgjova këngën mendova që më përshtatet. Më vjen mirë sepse i kam mungur publikut dhe besoj se këtë rradhë do më presin mirë, siç më ka pritur gjithmonë.
Gazetarja: Kemi dëgjuar që kënga është një magji e vërtetë, ashtu siç është edhe emri i festivalit Kënga Magjike, ju na e garantoni suksesin e kësaj kënge?
Aleksandër Gjoka: “Unë mednoj si profesionist që të 3 bashkë kemi bërë të pamundurën dhe mendoj se do të ketë sukses dhe këtë do ta trregojë publiku”.
Gazetarja: Të emocionon pak rikthimi në skenë pas kaq shume vitesh, në sallën e madhe të Pallatit të Kogreseve, ku ti ndoshta ishe betuar për të mos u kthyer më?
Aleksandër Gjoka: “Unë nuk jam betuar por normalisht që më emocionon sepse kuptohet mbas 6 vitesh. Unë nuk i kam munguar skenës sepse kam qënë në spektakle i pranishëm gjithmonë, por festival në konkurim ky është i pari mbas 6 vjetësh”.
Por asgjë nuk mbetet me kaq, këtë vit spikasin emrat më të njohur të muzikës shqiptare të cilët do të jenë konkurentë mes tyre dhe që garantojnë spektakël të vërtetë. The drims, Etno Engjujt, Flori dhe Alketa, West Side Family, Jonida Maliqi dhe të tjerë janë vetëm disa nga emrat e njohur të këtij spektakli.
Gazetarja: Çfarë do të kemi të re kësaj here nga grupi juaj, kam dëgjuar disa surpriza në veshje, nuk ka më veshje njëlloj përshëmbull ose këngë të reja çfarë ka?
Roland Hysi: “Veshja është e njëjtë në model mund të ndryshojë vetëm ngjyra, e reja e këtij koncerti është një surprisë e vaçantë”.
Armir Shahini: “Është një këngë ndryshe”.
Floran Kondi: “Është një këngë që do të na sjelli prap shumë fuqishëm ne në skenë, ndryshe në kuptimin që do të sjelli një atmosferë shumë të këndëshme, që kërcehet, një atmosfer që do ta ndjeni veten shumë mirë. Është një këngë që do të trasmetohet nëpër pabe”.
Por surprizat e këtij festivali nuk i përkasin vetëm konkurentëve, por të ftuarve që do të vijnë nga gjthë bota. Kështu pritet pjesmarrja në natën e parë e këngëtarit Nezha, në natën e dytë Nathalie Aarts & Kim Lukas dhe në natën finale përveç këngëtarit grek Lambis Livieratos do të jetë e ftuar si prezantuese ish partnerja e Pippo Baudo në festivalin e Sanremos, Brigitte Nielsen. Ajo do të ngjitet në skenë përkrahë Ardit Gjebres i cili si producent rrëfen se dhe ndarja e çmimeve këtë vit do të vijë në një mënyrë krejt ndryshe.
Ardit Gjebrea: “Së pari jam shumë i lumtur se edicioni i 5 i festivalit Kënga Magjike po i afrohet skenës shqiptare dhe është jubileu i parë le të themi. Janë 5 vjet përpjekje dhe pjesmarrje të këngëtarëve dhe kontributi i tyre në muzikën jubile. Ajo që më lumturon më shumë është se si në asnjë vit tjetër këtë vit Kënga Magjike ka prurje të një krijmtarie shumë cilësore dhe vërtet do të ketë këngë shumë të bukura dhe unë jam shumë i lumtur për kolegët e mi të cilët kanë mbërritur të sjellin këto produksione në nivel të lartë profesional. Zakonisht artistët shpesh ankohen nga vlerësimi i jurive dhe duke ruajtur në një farë mënyre traditën e festivalit do të jenë vetë artistët filanist që do të votojnë për kolegët e tyre, për këngët pjesmarrëse, prej të cilave do të dali çmimi i parë, i dytë dhe i tretë, megjithatë nuk është kjo më e rëndësishmja sepse festivalet kanë trreguar që nuk ka qëne vetëm gjithmon çmimi i parë, pavarsisht që ka bërë histrorinë gjithmon të fituesit dhe të festivalit, por këngët që mbeten nga festivali janë ato këngë që publiku i vlerson më shumë, i dëgjon më shumë dhe në fund të fundit janë ato këngë të cilat preferohen prej tyre, duartrokiten dhe dashurohen prej tyre”.
Në krye të stafit realizues të këtij spektaktli të madh qëndron edhe njëherë bashkëproducentja dhe regjizorja e mirënjohur Vera Grabocka, e cila ka nisur intensivisht punën me këngëtarët për realizimin e një spektakli me vlera të vërteta për muzikën shqiptare./tvklan.al