Mëngjesin e sotëm në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishin të ftuar dy artistët Jasmina Dervishi dhe Stivi Ushe. Ata konkurrojnë këtë vit në “Kënga Magjike” në kategorinë “Big Artist”. Së bashku ata ndajnë emocionet që u ka dhënë ky spektakël.

Jasmina Dervishi: Të dish që nuk do të kesh një juri para është një ndihmë shumë e madhe emocionale. Por, është ndjesi shumë e bukur sepse të shohësh veten të rritesh gradualisht në të njëjtën skenë është emocion më vete. Para dy vitesh “Kënga Magjike”, “New Artist”, këtë vit “Kënga Magjike Big” normal që ndjehesh shumë mirë me veten.

Aldo: Stiv si ka shkuar kënga?

Stivi Ushe: Kënga ka shkuar shumë mirë, jam super i kënaqur, por besoj se vetë platforma e “Këngës Magjike” bën të mundur këtë dhe kam përshtypjes se çdo këngë pëlqehet, gjithsecili preferon atë stilin që ne bëjmë dhe kjo është merita e brendit të “Këngës Magjike” pa dyshim.

Aldo: Çfarë prisni ju këtë vit, në këtë garë në edicionin e 24 dhe këngët që kanë dalë në transmetim si iu janë dukur?

Stivi Ushe: Mua më kanë pëlqyer me thënë të drejtën ka pasur shumë prurje të mira, gara është e gjatë unë pres ende që të dëgjoj disa gjëra të tjera të bukura. Pritshmëritë, janë gradualisht e kemi nisur gjysmëfinale, finale pse jo edhe një  çmim të vogël.

Të pyetur se si ka lindur dëshira për të konkurruar në një spektakël të madh si “Kënga Magjike”, Jasmina Dervishi dhe Stivi Ushe tregojnë njëkohësisht inspirimin dhe idenë për të sjellë në skenë këngët e tyre.

Jasmina Dervishi: “Këngën Magjike” unë e kam marrë si fakultet dhe në fund të fundit shikoj se çfarë duan njerëzit që të shikojnë dhe dëgjojnë nga unë. Unë për shkak se bëj muzikë të lartë dhe repertorin tim përpiqem që ta gjej me këngë sa më të fuqishme dhe të kërcej dhe mendova pse këtë të mos e bëj me një këngë timen të shprehem vetë se sa të bëj një cover të dikujt tjetër dhe kështu lindi kënga.

Stivi Ushe: Kënga ime nisi një ‘demo’ në fillim me ‘la la la’ dhe ishte shtysa e bashkëpunëtorit Aleksit që shumë nga ato ‘la la la’ që unë bëj çdo ditë, kjo ishte më e duhura për t’u sjellë në këtë lloj skene, normalisht e punuar dhe e sollëm në këtë lloj gjendje që është tani./tvklan.al