Rreshjet e shumta që kanë rënë gjatë natës në zonën veriore të vendit kanë detyruar Korporatën Elektroenergjitike të hapë portat e shkarkimeve për 3 (tre) hidorcenralet që ndodhen në këtë zonë Fierzë, Koman dhe Vaun e Dejës. Një nga rastet e rralla kur portat e shkarkimit hapen njëherazi në tre hidrocentrale. KESH ka lajmëruar pushtetin lokal dhe banorët e zonave përreth, por nëse rreshjet vazhdojnë të bien dhe kuotat e ujit vazhdojnë të shkojnë në 140 m3/sek (një mijë e katërqind metra kub për sekondë), situata bëhet alarmante dhe e rrezikshme. Sipas njoftimit për shtyp të KESH-it, në Fierzë gjatë paradites së sotme ka pasur rreth 1000 m3 (një mijë metra kub) ujë për sekondë, kurse shkarkimi i tij nga 250 m3 (dyqind e pesëdhjetë metra kub) u bë në 500 m3 (pesqind metra kub) ujë për sekondë. Në hdirocentralin e Komanit prurjet anësore janë nga 450-480 m3 (katërqind e pesëdhjetë deri në katërqind e tetëdhjetë metra kub) ujë për sekondë kurse shkarkimi është në shifrën e 750 m3 (shtatëqind e pesëdhjetë metra) kub ujë. Portat janë hapur dhe në Vaun e Dejës rreth orës 11:00 (njëmbëdhjetë) të paradites pasi është njoftuar pushteti lokal i Shkodrës. /tvklan.al