Lajme Arkiva 2003

Me shumicë votash Këshilli Bashkiak miratoi projket-buxhetin e vitit 2003, me 23 vota pro pa praninë e opozitës dhe kundërshtinë e saj ka kaluar tashmë në buxhet vlera 4.5 miliardë Lekësh për qytetin e Tiranës.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak ka nisur me debatin opozitës, e cila kërkon diskutimin e dy kërkesave në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Raportimi i kryetarit të bashkisë për njohjen me dokumenta dhe informim për aktivitetin e bashkisë, si dhe një raport nga sekretari i Këshillit Bashkiak lidhur me projekt-vendimin  qarkullues, për miratimin e taksave dhe tarifave vendore, ishin dy pikat që anëtarët e opozitës kërkuan të diskutoheshin qoftë edhe parapara miratimit të projekt-buxhetit të vitit 2003, por kjo nuk është aprovuar.

Ndaj opozita ka braktisur sallën duke lënë kështu diskutimet për projekt-buxhetin e bashkisë për këtë vit. Pas këtij largimi specialistë të ekonomisë kanë dhënë detajet e përdorimit të fondeve.

Nga shuma e dhënë 29.3 miliardë Lekë të vjetra janë të ardhurat e Bashkisë, ku në to 10 miliardë përfshihet edhe biznesi i vogël. 3.5 miliardë Lekë të vjetra janë granti i qeverisë, ndërsa 12.4 miliardë është fondi i kushtëzuar i qeverisë./tvklan.al