Pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka vendosur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të mërkurën e 4 shtatorit për të diskutuar në lidhje me mandatin e deputetit socialist, Vullnet Sinaj.

Sipas deputetëve të opozitës, deputeti socialist ka përfituar nëpërmjet nëntë kompanive të tij të ardhura nga Buxheti i Shtetit në shumën e rreth tre milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë mijë lekëve, në kundërshtim me kushtetutën.

Demokratët kërkojnë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.

Tv Klan