Kina ka nisur një stërvitje dy ditore ushtarake rreth Tajvanit si dënim i fortë për aktet separatiste të ishullit të vetëqeverisur.

Stërvitjet vijnë tre ditë pas inaugurimit të Presidentit Lai Ching Te, i cili bëri thirrje Kinës të ndalë kërcënimet. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka dënuar stërvitjet kineze si “provokime të paarsyeshme”. Komanda e Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze ka bërë të ditur se kishte filluar stërvitjet e përbashkëta ushtarake, duke përfshirë ushtrinë, marinën, forcat ajrore dhe forcat raketore, në zonat përreth Tajvanit.

Stërvitjet po kryhen në ngushticën e Tajvanit, në veri, në jug dhe në lindje, si dhe në zonat përreth ishujve Kinmen, Matsu dhe Dongyin të kontrolluar nga Tajvani. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit dënoi stërvitjet, duke thënë se kishte dërguar forca në zonat përreth ishullit, se forcat e saj të mbrojtjes ajrore dhe raketore me bazë tokësore po gjurmonin objektivat për të mbrojtur territorin.

Media shtetërore kineze raporton se Kina dërgoi dhjetëra avionë luftarakë që mbanin raketa dhe kreu sulme së bashku me anije luftarake, ndaj objektivave ushtarakë.

“Provokimi i paarsyeshëm i Kinës po rrezikon paqen dhe stabilitetin rajonal. Ky pretekst për kryerjen e stërvitjeve ushtarake jo vetëm që nuk kontribuon në paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Në Gusht 2022, Kina nisi stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit menjëherë pas një vizite nga ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi. Politika e re e presidentit të Tajvanit i bën jehonë linjave të gjera të përcaktuara nga paraardhësja e tij, Tsai Ing-Ëen, e cila në mënyrë të përsëritur zemëroi Kinën duke pohuar se Tajvani ishte de fakto i pavarur. 

Retorika e tij ka dërguar alarme në të gjithë aleatët perëndimorë, të cilët kanë frikë se pushtimi me forcë i ishullit prej 23.5 milionë banorësh do të rezultonte në një masakër.

Klan News