25 milionë banorë të Shangait janë në izolim prej ditës së shtunë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kinë u regjistruan 13,146 raste të reja me  Covid-19, shifra më e lartë që nga kulmi i valës së parë më shumë se dy vjet më parë. Kështu kanë deklaruar autoritetet shëndetësore vendase.

Prej tyre,”1,455 pacientë janë me simptoma” dhe “11,691 janë asimptomatikë”, ndërsa nuk është raportuar “asnjë vdekje e re “, thuhet në një deklaratë të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.

Varianti shumë ngjitës i Omicron është përhapur në më shumë se një duzinë provincash kineze.

Pothuajse të gjithë 25 milionë banorët e Shangait, kryeqyteti ekonomik i Kinës, janë në izolim prej ditës së shtunë. Ditët e fundit qyteti është bërë epiqendra e një vale të re kontaminimi të lidhur me Omicron. Disa dhjetëra miliona kinezë janë gjithashtu në izolim në veri-lindje të vendit, djepin e industrisë së automobilave.

Kina, ku koronavirusi u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019 në provincën e Ëhan, është një nga vendet e fundit në botë që praktikon një politikë “zero Covid” që synon parandalimin e shfaqjes së rasteve të reja përmes bllokimeve shumë të rrepta, testeve masive, izolimit sistematik të të infektuarve dhe mbyllja e pjesshme e kufijve.

Klan News