Krimi brënda familjes dhe në mënyrë të veçantë dhuna ndaj gruas janë probleme që kohët e fundit janë bërë shumë shqetësuese për shoqërinë Shqiptare. Rasti i fundit i shënuar vetëm 10 ditë më parë në një fshat pranë kryeqytetit Shqiptarë, ku babai vret vajzën e tij për një arsye krejt banale është dënuar rëndë edhe nga klubi i grave “Teuta e Re”, që duke marrë shkasë nga ky rast ka mbledhur në një tryezë përfaqësues nga shoqëria civile, politikanë, gazetarë, artistë e të tjerë. Për Sevim Arbanën presidenten e klubit të grave “Teuta e Re” është tepër e rëndësishme ti bëhet apel opinionit publilk, shtetit, institucioneve ligjore, për ti thënë ndal rikthimit në mesjetë, dhunës ndaj gruas.

Sevim Arbana:“Ne duhet ti japim fund anarshisë kundrejtë një morali të caktuar, duhet ti themi po asaj që është normë për të gjithë shoqëritë dhe idesë se nëse synojmë të shkojmë në Evropë, duhet të shkojmë me ligjet demokratike të saj, me rregullat e saj dhe me mentalitetin e saj”.

Pjesmarrësit në këtë debat u shprehën të shqetësuar dhe për rolin aspak pozitiv që po luan religjoni në këto raste. Fanatizmi shqiptarë shpesh bëhet shkak i vrasjeve, apo mbështetës i tragjedive të tilla si ajo e Bërxullës, ku babi vrau të bijën sepse erdhi vonë në shtëpi./tvklan.al