Kombëtarja hungareze është stërvitur për rreth një orë në “Qemal Stafa” në seancën e zakonshme një ditë përpara ndeshjes. 3 do të jenë mungesat e Hungarisë për takimin me kombëtaren tonë. Të skualifikuar janë: Roland Juhash, qendër mbrojtës dhe Bodnar, mbrojtës krahu, i dëmtuar, në dyshim, Balazh Toth mesfushor. Pas kësaj seance trajneri i Hungarisë ish futbollisti i famshëm Eruin Koeman ka deklaruar se ka ardhur për të fituar, por kjo do të jetë e vështirë edhe pse tekniku shpreh me krenari se Hungaria është e vetmja skuadër që ka shënuar në portën shqiptare.

Eruin Koeman: “Ne jemi e vetmja skuadër që kemi shënuar kundër Shqipërisë. Por do të jetë e vështirë. Kemi ardhur për fitore por Shqipëria është skuadër e fortë, sidomos në shtëpi. Ka barazuar me Suedinë, ka barazuar edhe me Portugalinë, dhe unë kam respekt për këtë skuadër. Arie Haan është miku im por të shtunën për 1 orë e gjysmë do të jemi armiq.”

Këto kanë qenë fjalët e trajnerit të Hungarisë e nëse Shqipëria fiton takimin kundër Hungarisë përkohësisht merr vendin e dytë në grup. Megjithëse janë deklaruar për fitore të dy trajnerët do ta konsiderojnë barazimin si rezultat të kënaqshëm. E pohoi këtë në paraditen e së premtes edhe presidenti i federatës hungareze të futbollit Istvan Kisteleki./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe