Grumbullimi i kombëtares shqiptare do të fillojë që nesër në Hungari ku do të shkojnë të gjithë futbollistët e përfaqësueses bashkë me stafin teknik për të përgatitur ndeshjen kundër kombëtares vendase.  Janë nisur nga Rinasi edhe futbollistë të cilët luajnë në kampionatin shqiptar si dhe Hamdi Salihi, i cili pas një dëmtimi të lehtë shpreson në aktivizim. Për ta më shuam e rëndësishme është ndeshja kundër Hungarisë, barazimi është synimi i kuqezinjve.

Hamdi Salihi:“ Për mendimin tim edhe një barazim do të ishte rezultat pozitiv edhe ne Hungari, sepse duke parë lojtarët që ka në përbërje ekipi hungarez dhe forcën që kanë.”

Elvin Beqiri: “Shanset më të mëdhaja i kemi në këtë ndeshje me Hungarinë që të marrim pikë, shpresojmë t’ja dalim, të paktën dhe një barazim nuk do të ishte keq. Kurse me Portugalinë s’kemi çfarë të humbim, do të japim maksimumin.”

Elis Bakaj: “Futbolli po tregon se nuk njeh më ekipe të forta. Ne do të japim maksimumin për të dyja ndeshjet, megjithatë duhet ta mendojmë një herë për Hungarinë, pastaj të mendojmë për Portugalinë.”

Gjendja e kombëtares shqiptare paraqitet e mirë përveç portierit Ilion Lika që është i dëmtuar, trajneri Arie Han ka thirrur portierin e Palermos Saimir Rujkani./tvklan.al

Gazetar: Erjon Todhe