Kombëtarja do të mbështetet nga rreth 15 mijë tifozë në takimin e parë, pas më shumë se 13 vitesh në Shkodër. Këto janë të dhënat e Federatës Shqiptare të Futbollit për interesimin për ndeshjen me Maqedoninë.

Gjatë orëve të paradites në sportelet e stadiumit “Loro Boriçi” gjen ende persona që kërkojnë ndonjë biletë të mbetur.

Me këtë interesim do të jenë të larta edhe masat sigurisë rreth 900 forca policore do të angazhohen për të mbikëqyrur stadiumin dhe zonën përreth tij ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve.

Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë prej orës 17:00. Në rrugët e Shkodrës janë shfaqur edhe simbolet kombëtare me flamujt dhe shallet kuqezi. Atmosfera do të ndizet akoma më shumë me afrimin e orës së sfidës./TV KLAN