Fokusi i emisionit të sotëm në “Opinion” është ekipi përfaqësues i Shqipërisë, i cili në gjirin e tij përbëhet nga një numër futbollistësh shqiptarë të Kosovës, që nga Arjan Beqaj, i cili ishte i pari futbollist i Kosovës që u përfshi në ekipin kombëtar shqiptar.

Më pas edhe një numër futbollistësh të tjerë duke u bërë një miksim i futbollistëve shqiptarë me ata shqiptarë të Kosovës, duke arritur një ekip, i cili në një farë mënyre ka patur rezultate pozitive në këtë drejtim.

Gjithsesi një lloj ankthi ka nisur lidhur me atë, sesa mund të dobësohet ekipi kombëtar i Shqipërisë, në rastin e krijimit të një ekipi kombëtar të Kosovës? Është rihapur edhe një diskutim, që ka mbështetësit dhe kundërshtarët e tij dhe lidhet pikërisht me një projekt të përbashkët të një kampionati futbolli midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Më pas edhe një propozim i presidentit të futboll-klub Prishtinës, i cili kërkonte pjesëmarrjen e ekipit të Prishtinës në superligën shqiptare.

Për të diskutuar mbi këtë çështje në emisionin “Opinion” ishin të ftuar Edlira Gjoni, Enkelejda Zeko, Artan Shyti, Remzi Ejupi, Fatos Hoxha, Ervin Fakaj, Bylbyl Sokoli, Dritan Shakohoxha./tvklan.al