Kombëtarja e Suedisë ka mbërritur në Tiranë rreth orës 14 e 30 në hyrjen e hotel “Sheraton” futbollistët zbresin të ftohtë nga autobusi edhe për faktin se kanë urdhër nga trajneri Lagerback që të mos flasin përpara ndeshjes.

Kujdeset për ta menaxheri i sigurisë së skuadrës, veçanërisht për yllin Zlatan Ibrahimovic, ky i fundit teksa dëgjon se një pjesë e mirë e Shqiptarëve janë tifoz të Interit përgjigjet me shpërfillje.

Është pikërisht sulmuesi i Interit që shqetëson më shumë nga të gjithë kombëtaren shqiptare, në mbrëmje suedezët do të zhvillojnë stërvitjen e zakonshme në “Qemal Stafa”./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe