Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në të gjithë vendin janë ngritur komisionet e qendrave të votimit, të cilat kanë marrë në dorëzim, listat e votuesve, fletët e votimit, si dhe materialet e tjera ndihmëse, për ngritjen e dhomave të fshehta, si dhe vendosjen e kutive të votimit. Sipas kodit elektoral, ditën e votimit, anëtarët e komisionit zgjedhor, mbërrijnë në qendrën e votimit në orën 6 të mëngjesit.

Në prani të anëtarëve dhe vëzhguesve vulosen kutitë e votimit dhe fletëvotimet. Procesi i votimit mbyllet në orën 18, ndërsa brenda 48 orëve shpallen rezultatet. Nënkryetari i komisionit zgjedhor, shfaq problemet e para të procedurave.

“Një problem shqetësues është se listat e qytetarëve, që do të votojnë kanë ardhur me shumë vonesë. Plus për listat plotësuese që janë në listat e dyta, nuk janë shumë të qarta problemet. Pra listat plotësuese do të kenë shumë probleme”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame