Lajme Arkiva 2003

Komisioni dypalësh për reformën zgjedhore i ka dhënë zgjidhje njërës prej çështjeve më të diskutueshme të një procesi elektoral, përfshirjes së gjykatave në zgjedhje. Me ndërhyrjen e OSBE-së dhe me konsensus socialistët dhe demokratët kanë rënë dakord të përjashtojnë Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha shkallët e tjera të gjyqësorit nga ndërhyrja në rezultatet e votimit.

Sipas amendamenteve të pranuara në komision do të ekzistoj vetëm një trup gjyqësor që do të gjykojë zgjedhjet, ajo përbëhet nga anëtarë të Gjykatës së Apelit që do të përzgjidhen me short mes gjyqtarëve të Apelit.

Nga shorti do të dalin 8 anëtarë dhe përsëri me të njëjtën procedurë do të jenë 5 anëtarë të Gjykatës së Apelit që mbeten të parët dhe të fundit gjykues të një procesi elektoral. Pas këtij kompromisi  jo të lehtë në orët e fundi që i kanë mbetur në dispozicion komisionit dypalësh duhet të zgjidhet edhe çështja e rikompozimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Aktualisht është rënë dakord që pa prekur formulën kushtetuese partitë politike të propozojnë nga një kandidaturë Presidentit që zgjedh dy anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Parlamentit për dy të tjerë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë që zgjedh 3 anëtarë.

Tek anëtari i 7 nuk është gjetur ende konsensusi, por kjo duket një çështje e zgjidhshme pasi është vendosur që vendimmarrja për probleme të rëndësishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të merret me shumicë të cilësuar dukë shmangur votimin me shumicë të thjeshtë siç e përcakton aktualisht Kodi Elektoral./tvklan.al