Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, ka mohuar kontestimet brenda partisë ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama që deputetët me më shumë se 1 mandat të renditen në listën e hapur në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

“Natyrisht ka një garë e cila është e shëndetshme. Gara kryesore është me ata që kemi përballë dhe pastaj çdo kandidat për deputet do që të jetë sa më lart në listë.”

Socialistët do t’i drejtohen për një opinion Komisionit të Venecias, sa i takon mandatit të Olta Xhaçkës, mandati i të cilës pritet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne nuk i diskutojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese si çështje politike. Kjo çështje nuk është në rend dite, nuk është diskutuar sot. Vendimi do lexohet personalisht nga çdo deputet. Nuk ka vendim politik.

Ndërkaq socialistët mblidhen sërish të premten në Elbasan, për herë të parë ‘retreat’ për grupin parlamentar. Në takim do të jetë edhe kryeministri Rama që i ka kthyer në traditë mbledhjet jo formale të këtij lloji. Ky do të jetë një takim i ngjashëm me atë të qeverisë në rezidencën qeveritare në Dajt dy javë më parë. Në këtë takim, fokusi pritet të jetë tek komunikimi i deputetëve me qytetarët.

Klan News