Komisioni Qëndror i Qeverisjes Vendore në Korçë ka pezulluar shpalljen e kandidatit fitues për bashkinë e këtij qyteti Robert Damo. Shkak për këtë janë bërë mosmarveshjet midis kryetarit të KZQV të kësaj bashkie Eqerem Bendo dhe nënkryetarit Shkëlqim Kajmaku, për votat e pavlefshme në votimin e 12 Tetorit. Sipas kryetarit Bendo numri i votave të pavlefshme është 905, pra më i madh se diferenca midis dy kandidatëve. Por nënkryetari Kajmaku thotë se ky numër është rreth 650 vota, kurse pjesa tjetër që pretendon kryetari i komisionit nga subjekti i Partisë Demokratike janë vota të parregullta.

“Fitues është përfaqësuesi i Partisë Demokratike, por neni 111 thotë shprehimisht kështu, në qoftë se diferenca midis kandidatit fitues dhe kandidatit që ka humbur është më e madhe se fletët e votimit që janë shpallur nga komisionet e qëndrave të votimit të pavlefshme, është e drejta e subjektit të bëjë kontenstim për rinumërim”.

“Kemi rënë dakort për kandidatin fitues për kryetarë bashkie, kemi rënë dakort për vendet në këshillin bashkiak dhe nuk po biem dakort për sa i përket fletëve të votimit të pavlefshme, sepse komisionerët e Partië Socialiste ngaterrojnë fletët e votimit të parregullta me ato të pavlefshme dhe i fusin të dyja bashkë në një thes”.

Socialistët lokal kërkojnë rinumuërimin e votave të bashkisë së Korçës si dhe në komunat qëndër Bilisht, Vreshtas dhe në Voskop. 3 kërkesa të tjera ka drejtuar dhe subjekti i Partisë Demokratike që kërkon të rinumërohen votat në komunën e Liqenasit, Lekasit, dhe Vithkuqit. Përveç bashkisë së Korçës burime nga KZQV përkatëse thonë se antarët e këtyre komisineve kanë rënë dakort për këtë rinumërim, por janë në pritje të një të dërguari nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i cili do të luaj rolin e vëzhguesit në procesin e rinumërimit./tvklan.al