Lajme Arkiva 2003

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shkarkuar KZQV-në e Tiranës, me motivin se nuk ka administruar punën e saj për nxjerrjen e rezultatit.

Erton Sinani: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi shkarkimin e KZQV-së, pra të Komisionit Zgjedhor të Qeverisjes Vendore të bashkisë së madhe Tiranë me arsyetimin se kanë kontribuar për keq arsyetimin e votave të qytetarëve të Tiranës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi edhe gjobitjen e të gjithë këtyre komisionerëve me 60 mijë Lekë të reja. Të njëjtën procedurë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ndjek edhe në rastin e komisionerëve të qendrave të votimit, 118 qendra.

Edi Paloka: Duke shkarkuar anëtarët e KZQV-së së Tiranës, Celibashi ndëshkon kështu të vetmit që përpara Kolegjit Zgjedhor evidentuan dhe denoncuan manipulimin skandaloz që u bë me zgjedhjet në Tiranë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon sa më shpejtë që të jetë e mundur nga partitë politike të sjellin emrat për KZQV-në e re. Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar me 7 vota pro shpalljen e listës së zgjedhësve e cila do të jetë po ajo e 12 Tetorit.

Pas publikimit të listave ato do të mund të korrigjohen që do të thotë se qytetarët të cilët nuk kanë gjetur qendrën e votimit d të votojnë, ndërsa nuk mund të hedhin votën ata të cilët nuk e kanë patur emrin në listë./tvklan.al