Parlamenti shqiptar ka ratifikuar statusin e Romës duke pranuar kështu dhe autoritetin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka hapur sot një debat mbi legjislacionin shqiptar dhe përputhjen e tij me këtë autoritet gjyqësor. Kështu drejtësia shqiptare mund të transferojë procedime për shtetas shqiptarë te kjo gjykatë, përfshi dhe rastet e politikanëve dhe njerëzve me imunitet, nëse këta të fundit akuzohen për vepra të rënda penale.

“ Në rast se gjyakatat tona do të jenë jo profesionale, nuk do ta njohin këtë statut që është shumë i komplikuar, atëhere në rol menjëherë hyn Gjykata Ndërkombëtare Penale, duam apo sduam ne, kushdo qoftë, qoftë nga presidenti deri poshtë, në qoftë se konsumon një vepër penale që hyn në juriduksionin e kësaj gjykate, Gjyakat Penale Ndërkombëtare merr ekskluzivisht të drejtën më pas për ta transferuar procedimin.”

Ndërsa mjaft juristë të njohur kanë kundërshtuar marrëveshjen e nënshkruar nga Nano dhe Powell një vit më parë për të shmangur ekstradimin në Hagë të shtetasve amerikanë të proceduar që mund të ndalohen në Shqipëri.

“Kjo marrëveshje është kundërshtuar nga Organizata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Siç e ndoqët dhe sot, pjesëmarrësit në tryezë u ndanë në dy mendime të ndryshme. Unë mendoj se der më sot nuk ka pasur, jo mendoj, por der më sot nuk ka pasur asnjë rast qëtë zbatohet kjo marrëveshje dhe s’besoj që do të ketë nevojë që kjo marrëveshje të zbatohet.” /tvklan.al