Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Brukselin.

Në një konferencën me Presidentin e këtij komiteti Oliver Röpke, Rama tha se po avokon që të ketë ekipin e tij në Parlamentin Europian për momentin pa të drejtë vote.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Po avokojmë që të jemi të pranishëm edhe në Parlamentin Europian, jo me të drejtë vote, por me ekipet tona që do fillojnë të përgatiten për fazën kur do kemi eurodeputetët tanë. Pse të nisim nga zero? Duhet që të jemi aty me një status të caktuar për të pritur eurodeputetët shqiptarë në të ardhmen. Sigurisht që anëtarësimi duhet të bazohet tek merita por duhet një përfshirje graduale e vendeve kandidate.

Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke ishte pro integrimit gradual.

Oliver Röpke, Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian: Jemi të vendosur të vijojmë me këtë projekt, sepse nuk mund të zhgënjejmë më tej asnjë nga shtetet kandidate Ballkanit perëndimor. Sigurisht që anëtarësimi duhet të bazohet tek meritat individuale, por duhet një përfshirje graduale e vendeve kandidate. Këtë kemi bërë në komitetin tonë ekonomiko social. Ne jemi pararoja e kësaj metodologjie në BE.

Për ngritjen e Komitetit të Përbashkët Konsultativ me vendin tonë tashmë është përgatitur kuadri ligjor ndërkohë që pritet edhe zgjidhja e anëtarëve edhe nga shoqëria civile. Ky organ do të monitorojë por do të japë dhe këshilla për anëtarësimin e Shqipërisë nga BE. 

Klan News