Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Rreth 80 fëmijë të shtëpisë së jetimëve “Zyber Hallulli”, janë nisur për aktivitet në malin e Dajtit. Lëvizjen, automjetin dhe ushqimin për drekën, e sponsorizon kompania e telefonisë celulare Vodafone.

Kjo është hera e dytë që Vodafone qëndron pranë fëmijëve jetim. Ajo ka zgjedhur kohën e pushimeve të këtyre fëmijëve në mbylljen e semestrit të parë. Drejtori i Vodafone dhe përfaqësues të tjerë të kompanisë, janë shprehur, për përkrahjen jo vetëm ndaj këtij institucioni, por dhe të gjithë atyre që kanë nevojë.

Ndërsa drejtori i shtëpisë së fëmijës ka falënderuar kompaninë e telefonisë celulare, jo vetëm për mbështetjen materiale, por dhe për prezencën e punonjësve të saj, duke parë si të nevojshme për këta fëmijë që nuk kanë një familje të vërtetë. Mes dy drejtuesve, atij të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” dhe të kompanisë Vodafone është rënë dakord që bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tej./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti