Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kompania e telefonisë celulare Vodafone, i ka dhuruar kryeqytetit 400 pemë të llojit bliri. Së bashku me Bashkinë e Tiranës, punëtorët e ndërmarrjes numër 1 të kryeqytetit dhe nxënës të shkollës “Qemal Stafa”, i mbollën të gjitha këto pemë në rrugën e “Durrësit”, një nga hyrjet kryesore të metropolit shqiptar.

Mbjellja e pemëve plotëson krejtësisht pamjen e kësaj rruge, në të cilën Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë më parë me asfaltimin, ndriçimin publik, shtrimin e trotuareve dhe rehabilitimin e fasadave. 

Kryebashkiaku Edi Rama:- “Jam i bindur, që së bashku me kete kompani dhe disa kopani të tjera, ne do të mund të vazhdojmë të ndërmarrim nisma të tilla, në funksion të përmirësimit të cilësisë së ambientit në kryeqytet”.

Fondi i vënë në dispozicion nga kompania  telefonisë celulare Vodafone, për gjelbërimin e rrugës së “Durrësit” është rreth 30 mijë euro, ndërkohë që së bashku me Bashkinë e Tiranës, kjo kompani mbështet edhe aktivitete të tjera kulturore./tvklan.al