Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kompania e madhe e celularëve Vodafone ka shtrirë rrjetin e dyqaneve të saj edhe në Berat. Ky dyqan Vodafon, synon t’ju ofrojë klientëve beratas, produkte dhe shërbime cilësore të specializuara për telefoninë celulare, abonime me kontratë, aparate dhe aksesorë, si dhe oferta speciale e çmime konkurruese.

Vodafone Albania është e para kompani në vend, që në dy vite operimi në tregun shqiptar, ka arritur të krijojë me sukses rrjetin e parë të dyqaneve të specializuara për telefoninë celulare, duke iu përgjigjur kërkesave të klientëve.

Tashmë rrjeti i dyqaneve Vodafone shtrihet në qytet më të mëdha të vendit, si Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Sarandë, Elbasan, Shkodër dhe së fundmi edhe në Berat. Dyqani është i pari i këtij lloji në qytetin jugor të vendit dhe ai do të operojë me orar të plotë, në mënyrë që t’ju vijë sa më pranë klientëve./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora