Ish-ministrja e Financave: U pyeta si person që kam dijeni për çështjen

Ish-ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj u mor në pyetje nga SPAK për afro dy orë e 30 minuta. Aktualisht deputete, Denaj dha deklarime lidhur me koncesionin e sterilizimit të nënshkruar në vitin 2015 nga ministria e Shëndetësisë.

Pasi doli nga prokuroria e posaçme, Denaj tha se u thirr në cilësinë e personit që ka dijeni për koncesionin.

Është aseti për të dhënë më shumë detaje. Më pyetët për çfarë isha. E thash edhe një herë për të sqaruar për informacionin që kam dijeni gjatë kohës që kam qenë drejtoreshë e Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Financave në vitin 2014 në kohën që ky koncesion ka qenë në diskutim.

Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja, ish-zëvendësministri Klodian Rrjepaj si dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë. Lidhur me këtë koncesionin SPAK ka regjistruar çështjen në vitin 2020 për 3 akuza që janë shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe korrupsion pasiv. Prokuroria e Posaçme ka ngritur dyshime se ka patur favorizim të kompanisë fituese gjatë procedurave të ndjekura.

Klan News