Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të disa pasurive të Denis Matoshit, i njohur ndryshe edhe me emrin Eldi Dizdari, si dhe të personave të lidhur me të. Bëhet fjalë apartamente, garazhe, toke truall në Tiranë dhe llogari bankare.

35-vjeçari konsiderohet një person me rekorde të theksuara kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe kërcimeve ndaj personit.

Ai ndodhet aktualisht në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Firences, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve në sasi të mëdha”.

Tv Klan