Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gazetarja: Jemi në shkollën e mesme “Arben Broci”, në të cilën janë instaluar dy qendra votimi, 1907 dhe 1908. Votimi ka nisur normalisht, më saktë janë hapur qendrat e votimit në orarin e caktuar, por i vetmi konflikt që ka ekzistuar është ai në Qendrën e Votimit 1908. Pikërisht kryetari dhe nënkryetari kanë hasur në debat me njëri-tjetrin, për të vetmen arsye, se subjekti i PS i takonte dy personave që të bënin punë thuajse të njëjtë. I njëjti person do të kontrollonte edhe gishtin e votuesit, por njëkohësisht edhe do ta lyente atë me spraj.

Nënkryetari i PD:- “Kryetari pretendon që edhe parjen e gishtit edhe lyerjen ta bëjnë socialistët, kjo përbën problem. Për mua është problem manipulimi ky”.

Kryetari i PS:- “Po ky është problem vetë”.

Nënkryetari i PD:- “Jo nuk është punë problemi, si qenka problem o vëlla? Hidhe në votë, unë them ta hedhim në votë”.

Pavarësisht konflikteve, ka pasur edhe nostalgjikë që në 15 minutat e para të hapjes së qendrës së votimit, i janë drejtuar kutive./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti