Sot, në ambientet e Akademisë së Sigurisë, po zhvillohet testimi me shkrim, për të konkurruar për gradat Drejtues dhe Drejtues i Parë në Policinë e Shtetit.


88 Kryekomisarë po i nënshtrohen testimit me shkrim për të fituar gradën Drejtues, ndërsa 20 Drejtues për të fituar gradën Drejtues i Parë. 

Aktualisht, në strukturat e Policisë së Shtetit, janë 40 vende të lira për Drejtues dhe 12 vende të lira për Drejtues të Parë.

Javës tjetër do të zhvillohet edhe testimi me shkrim, për të konkurruar për gradat Komisar dhe Kryekomisar. 

Procesi po monitorohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe po mbikëqyret nga AMP dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare që asistojnë Policinë e Shtetit./tvklan.al