Policia Tatimore, Policia e Ndërtimit dhe Policia e Rendit kontrolluan një nga pikat kryesore që tregton materiale ndërtimi në Durrës. Kreu i Policisë Tatimore, Qazim Larti, shpjegojë se qëllimi i këtij aksioni ishte verifikimi i origjinës nga merren këto materiale për tu shitur më pas. Dyshohet se ato merren në brigjet e lumenjve duke shkaktuar prishjen e shtratit të tyre. Ndërkohë pas kontrrollit rezultojë se asnjë nga kamjonët trasportues të inerteve nuk ishte paisur me faturën e mallit dhe asnjë prej shoferëve të tyre nuk pranonte të tregonte se prej ku furnizohej.

Grupi i kontrollit vendosi për këto subjekte gjobën prej 50 mijë lekësh të reja, gjithashtu u terhoqën mbi 20 leje qarkullimi. Sipas krerëve të Policise Tatimore, tregtimi i materialeve inerte pa fatura është një nga format më të përhapura të evazionit fiskal. Ato pohuan se aksione të tilla do të organizohen rregullisht./tvklan.al