Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon më shumë vëmendje ndaj qytetit të Shkodrës dhe në mënyrë të veçantë ndaj të rinjve. Në konventën e parë të Lëvizjes Rinore për Integrim në kryeqendrën e veriut, kryetari i LSI-së Meta, ka artikuluar sërish akuzat ndaj qeverisë aktuale dhe nevojën e madhe të rikthimit në identitet të këtij qyteti.

Ilir Meta: “Dhe është detyra e LSI-së dhe e gjithë atyre që besojnë te Shqipëria europiane që të shpëtojnë jo vetëm Shkodrën nga Sali Berisha, të shpëtojnë jo vetëm Shqipërinë nga Sali Berisha, por të shpëtojnë edhe Sali Berishën nga Sali Berisha.”

Në konventë morën pjesë rreth 600 të rinj studentë, gjimnazist dhe maturant. Kryetare e LRI-së Erisa Xhixho shprehu domosdoshmërinë që të rinjtë shkodranë të bëhen pjesë e kësaj force politike. LSI-ja tha ajo do të zhdukë njëherë e mirë plagët e rënda të shoqërisë si papunësia dhe varfëria që ka pushtuar vendin.

I gjithë takimi i Shkodrës është finalizuar me anëtarësime të reja në këtë parti./tvklan.al