U bënë vite që Korça është qyteti i rrugicave që kërkojnë dritë. Nëpër shtylla kanë mbetur portollampa bosh dhe poçat janë djegur. Për këto poça të thyer dhe të djegur, ka dhënë para dhe Konsullata Greke në Korçë por drita elektrike nuk duket gjëkundi. Ndërmarrja e Elektrikut i kërkon bashkisë 20 milion lekë të reja në vit për ndriçimin e rrugëve të qytetit, por bashkia nuk ka ndërmend të paguajë për dritën e hënës.

Për këtë arsye që para tre vitesh elektriku hodhi në gjyq bashkinë për 20 milionshin e vitit 1996 dhe 1997. Gjatë këtyre viteve faturës i janë shtuar dhe vitet 1997, 1998,1999 dhe mesa duket në të njëjtën rrugë po shkon dhe viti 2000./tvklan.al

Gazetare: Mimoza Picari