Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar në parim, që rishikimi i listave të votuesve, të kryet duke u bazuar në regjistrat e gjendjeve civile. Pranë këtij komisioni është ngritur një grup pune i përbërë nga komisionerët Klemend Zguri, Tomorr Malaj e Maksim Shimani, të cilët në bashkëpunim me organizmat ndërkombëtar, do të paraqesin variantin përfundimtarë të regjistrimit të votuesve.

Gjatë muajit Mars parashikohet, që listat ekzistuese të votuesve, të krahasohen me listat e gjendjes civile, për të shtuar në to shtetasit e paregjistruar, me moshë mbi 18 vjeç dhe për të hequr ata që nuk jetojnë më. Në muajin Prill, listat paraprake të votuesve do të shpallen, për të krijuar mundësinë e shtetasve të verifikojnë emrat e tyre.

Sipas komisionerëve deri në Qershor është e pamundur të pajisen votuesit me kartat e votimit, ndaj KQZ, do të përcaktojë dokumentet e identifikimit, që duhet të përdori shtetasi për të votuar./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame