Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryekomisioneri Ilirian Celibashi, ka shmangur komentet ndaj akuzave të liderit demokrat Berisha, se agjent të SHIK-ut, kanë nisur aksionin për manipulimin e listave të votuesve. Celibashi ka përsëritur ftesën për bashkëpunim me partitë politike, duke zbatuar vetëm ligjin. Komisioni Qendror Zgjedhor, do t’i propozojë Kuvendit, amendamentin në kodin elektoral, për shtetasit që u mungojnë kartat e votuesit. Projekti për rishikimin e listave të votuesve, do të kushtojë rreth tre milion dollarë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame