2 milion e 700 mijë zgjedhës shqiptar do t’u drejtohen kutive të votimit në 1 tetor. Në këtë mënyrë KQZ ka shpallur zyrtarisht listat e votuesve të zgjedhjeve lokale. 2 milion e 300 mijë zgjedhësve u janë shtuar dhe 400 mijë votues të paregjistruar më parë. Sipas sekretarit të KQZ Sokol Shazi, 400 mijë votuesit e shtuar pas verifikimeve nëpër lista kanë të drejtën e votimit duke paraqitur dokumentat e verifikimit.

“Unë mund të ju konfirmoj se listat e zgjedhësve janë shpërndarë tashmë në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Numri i zgjedhësve është 2 milion e 300 mijë rreth që i themi ne lista A, dhe janë rreth 400 mijë dhe këto pjesë të listës, lista B, sipas udhëzimit që ka marrë KQZ. Që të krijojë çdo hapësirë, çdo mundësi që të korigjohet çdo gabim i mundshëm dhe këto 400 mijë të quhen votues në momentin që gjejnë veten në listën B nëse nuk e gjejnë në listën A. Për çdo qendër votimi në çdo KQV e të tjera. Shtetasi shqipar ka mundësi të paraqitet me kartën e identitetit, letër njoftim, pasaportë, certifikatë me fotografi.”/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame