Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet që brënda kësaj jave të jap vendimin përfundimtar për procesin zgjedhor në kryeqytet. Anëtarët e KQZ kanë vazhduar edhe në mbledhjen e zhvilluar gjatë paradites së sotme me shqyrtimin e kërkesave të të dyja palëve, ndërkohë që sipas kryetarit të këtij komisioni Ilirjan Celibashi ka përfunduar procesi i marrjes në shqyrtim dhe administrimi i të gjithë dokumentacionit të paraqitur nga të dy kandidatët.

Ilirjan Celibashi: “Shumë shpejt do të kemi vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve lidhur me këtë çështje. Besoj që ndoshta dita e mërkurë ose ndoshta dita e enjte do të jetë dita kur Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të marri vendimin përdundimtar, sepse tashmë është mbyllur shqyrtimi i dokumentacionit dhe vlerësimit të provave”./tvklan.al