Jasir Asani është një prej emrave surprizë të kombëtares, sidomos për goditjet me të majtën ‘vrastare’ që ka arritur të shënojë gola e të gëzojë zemrat e tifozëve. Gjatë bisedës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, moderatori Aldon Lipe i thotë Ledio Panos se ka dëgjuar që Asani përngjan me të në stilin e lojës. Por ish-futbollisti ka një mendim tjetër për lojtarin.

Ledio Pano: Asani është një stil tjetër. Sigurisht që e ka teknikën…

Aldo: Të rënën e keni pasur të hidhur!

Ledio Pano: E ka të rënën, por me këto topa tani sigurisht që janë shumë më të lehtë se ata që kishim neve sepse ata ishin prej lëkure, këto janë prej gome kështu që janë më të lehtë në goditje, por që është një goditës shumë i mirë. Edhe tek Partizani e tregonte cilësinë e tij. Sigurisht që konstrukti i tij nuk e lejon që të ketë potencialin e jashtëzakonshëm, por që është një nga ata lojtarë që në momente të veçanta, aty ku nuk e pret, aty të bën gjëmën.

Ndeshjet e Euro 2024 do të mund t’i ndiqni ekskluzivisht dhe falas në ekranin e Tv Klan./tvklan.al