Në një bisedë për futbollin, por edhe përtej futbollit në emisionin “Opinion” në Tv Klan, trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho ndau edhe eksperiencën e tij me qëndrimin në vendin tonë. Stili i jetesës i pëlqen e në veçanti ushqimi, por edhe ngjashmëria që brazilianët kanë me shqiptarët.  Trajneri evidenton disa pika të përbashkëta mes dy vendeve.

Blendi Fevziu: Mister ju nga cili vend i Brazilit vini?

Sylvinho: Sao Paolo.

Blendi Fevziu: Sao Paolo. Ngjan me Shqipërinë? Jeta e Brazilit, nuk flas vetëm për Sao Paolo-n. Sao Paolo është qyteti më i madh i botës, diçka tjetër.

Sylvinho: Sao Paolo ka gjithcka, e gjithë bota është në Sao Paolo. Për sa i përket raportit të ngjashmërisë midis një braziliani dhe shqiptari, jemi të ngjashëm.

Blendi Fevziu: Ku ngjasojmë?

Sylvinho: Mendoj karakteri, jemi të ngjashëm, edhe në futboll, na mjafton të fitojmë nja dy ndeshje e fillojmë e themi që jemi më të mirët, jemi në rrugë të mbarë, kurse një humbje na bën të lëkundshëm, të humbasim pak besimin, njerëz që u pëlqen jeta, të pijnë kafe, të flasin, të darkojnë bashkë, ka shumë ngjashmëri si natyra me shqiptarët./tvklan.al