Lajme Arkiva 2003

Shqipëria mbetet vendkalimi por edhe burimi i trafikut të vajzave që shfytëzohen si prostituta në Evropë. Këtë fakt rinxit edhe njëherë raporti i departamenit amerikan të shtetit publikuar së fundmi. Por fakti më kritik i këtij raporti është implikimi dhe bashkëpunimi i drejtësisë me trafikntët dhe tutorët.

Në total janë 2000 fëmijë nga Shqipëria të moshave nga 13 deri në 18 vjeç të angazhuar në rrjete prostitucioni. Sipas studimit 10% e viktimave që kanë kaluar tranzit nga Shqipëria janë shprehur se punonjës të policisë shqiptare kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejtë në trafikimin e tyre.

Raporti shënon dhe masat e vogla të dënimit në rastet kur tutor dhe trafikantë dalin përpara drejtësisë. Bashkëpunimi nëpërmjet policisë dhe rrjetit të trafikantëve konstatohet edhe nga zyra për mbrojtjen e qytetarëve që vepron në mbështetje të axhensisë për zhvillim ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kreshnik Spahiu: Ka një fenomen i cili tashmë vihet re me shqetësim. Policia shqiptare e cila ka detyrimin ligjor dhe procedural për të regjistruar denoncimet, kallëzimet dhe çështjet penale në prokurori i shmanget këtij detyrimi dhe kjo ndodh për dy arsye. E para policia shqiptare nëpërmjet punonjësve të saj abuzon dhe korruptohet nga trafikantët dhe e dyta regjistrimi i çështjeve penale përfshi dhe trafikun, nuk regjistrohet për të fshehur realitetin me qëllim që në fund të viti të publikohen statistika jo reale për gjendjen e krimit në vend. Nga praktika jonë ne kemi konstatuar që shpesh familjarë të viktimave të trafikut, të vajzave të rrëmbyera, denoncojnë në polici dhe brenda 24 orësh, punonjës të policisë në vend që të çojnë dosjen në prokurori, informojnë trafikantët në gjithë vendet e perëndimit ku janë dhe trafikantët ushtrojnë presion mbi familjet të cilat denoncuan për veprën penale.

Ndërkohë zyra në mbrojtje të qytetarëve konstaton se rehabilitimi i viktimave të trafiqeve është jo fort efektiv përsa kohë që rrjeti i trafikut funksionon maksimalisht dhe rekruton vazhdimisht viktima që dërgohen jashtë vendit e ku shfrytëzohen për prostitucion./tvklan.al