Çmimi i naftës mund të kalojë çdo parashikim dhe të kalojë në shifra alarmante deri në fund të këtij viti. Një grup investitorësh të fuqishëm amerikan kanë vënë bast se deri në dhjetor, një fuçi naftë do të shitet për plot 300$.

Çdo kush do të shpresonte për një bast të humbur, por i mbështet nga vetë investitorët në fushën e naftës ai ngjan më tepër me një kambanë alarmi. Në bursat ndërkombëtare një fuçi nafte vazhdon të shkëmbehet me 142$ . Analistët thonë se dhe ky çmim është provizor para se ai të fiksohet brenda një kohe të shkurtër në 200$  .

Shkaqet e kësaj rritje të frikshme të çmimit të arit të zi që pritet të ndikojë ndjeshëm në rritjen ekonomike globale kryesisht të vendeve në zhvillim janë ende të paqarta. Analistët fajësojnë grosistët për spekulime, ndërsa OPEC ka nxjerrë së fundmi si arsye krizën financiare të kredive të hipotekave në Shtetet e Bashkuara./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj