Thellohet kriza e naftës në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës ka shënuar një nivel të ri rekord në bursën e Neë Jork-ut duke iu afrua 47 dollarëve për fuçi. Faktorët e rritjes së çmimit kanë qenë psikologjike, trazirat në Venezuelë dhe frika për ndërprejren e prodhimit në vendin e 5-të eksportues të naftës në botë, si dhe frika e sabotazheve mbi naftësjellësit në Irak, kanë qenë arsyet kryesore për ngritjen e çmimit.

Ndërkohë që OPEC-u, karteli botëror që vendos për 1/3 e prodhimti botëror të naftës mund të rrisë prodhimin me afro 2 milionë fuçi në ditë, vetëm pas mesit të shtatorit. Gjendja e eksportuesit më të madh të Rusisë “Jukos” mbetet ende e pazgjidhur. Prespektiva, sipas analisitëve, mbetet zymtë teksa parashikohet që një fuçi naftë brenda javës të arrijë të shitet deri në 50 dollarë. Çmimi i naftës u rrit me 6% vetëm gjatë javës së fundit dhe me afro 51 % në krahasim me një vit më parë.

Në tregun vendas me pakicë çmimi i naftës ka shënuar një tjetër rritje duke kapërcyer dhe nivelin kritik të 90 lekëve. Gjatë ditës së sotme një litër naftë është shitur me 92 lek. Importuesit vendas nuk mund të parashikojnë një çmim kufi për tregtimin e naftës gjatë javëve të ardhshme pas kaosit të krijuar në tregjet ndërkombëtare. Ndërkohë që shteti nuk ka realizuar asnjë lloj ndërhyrje përmes ofertës së naftës vendase apo lehtësive fiskale në këtë fushë. /tvklan.al