Lajme Arkiva 2003

Kriza në Gjirin Persik megjithëse e largët ka nisur të ndihet edhe në Shqipëri. Vendi prej nga furnizohemi me hidrokarburet kanë rritur çmimet e për pasojë kjo ka ndikuar edhe në tregun vendas pasi 90% e tij mbulohet me import nafte dhe benzine.

Brenda 4 ditëve çmimi i naftës është rritur me 5 Lekë për litër dhe ca më pak ka ndryshuar çmimi i benzinës. Të parët që e kanë ndier këtë kanë qenë shoferët pasi rritja e çmimit të naftës apo benzinës në Shqipëri, pasohet edhe me rritje të çmimeve të tjera m bileta udhëtimi apo dhe me furra buke.

Gjithçka sipas tregtarëve, në pikat e karburantit ka ardhur si pasojë e rritjes së taksës doganore nga 10-15 për të mbrojtur prodhimin vendas dhe ka ndryshuar gjithashtu struktura e akcizës.

Qytetar: Unë këtë eshikoj më shumë me autobuzat, me automjetet, njerëzit duan të qarkullojnë, u rrit nafta do të rritet çmimi i pasagjerëve kështu që do ketë krizë qoftë për drejtuesit e automjeteve qoftë për qytetarët e ndryshëm dhe për këtë arsye ne na duket jo me vëndë kjo ngritje e çmimeve.

Qytetar: Tani e mira do ishte që çmimi të ishte më i ulët por përderisa është çmimi i lartë s’kemi çfarë i bëjmë. Jemi të detyruar ta paguajmë.

Por përveç kësaj siç ishte parashikuar këtë fillim viti ka hyrë në fuqi dhe taksa e mjedisit, shtesë 2 lekë për litër për naftën dhe 1 lekë për benzinën. Të paktën këto ditë çmimi maksimal i tregtimit të një litri nafte ka arritur në 80 lekë, ndërsa 1 litër benzinë është blerë me 11 lekë. Muajin e parë naftën e gjeje me 70-75 lekë litrin./tvklan.al