Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 6 Qershor 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

“Berisha” rikthen kaosin në parlament, PS kundër futjes së tij në grupin e PD. Opozita, protestë jashtë sallës

Zhduket recepsionisti në Dhërmi, u qëllua me armë nga pronari i hotelit. Autori kapet në Greqi

Një 31-vjeçar nga Tirana që punonte si recepsionist në Dhërmi është zhdukur prej mbrëmjes së djeshme. Policia thotë se ai është qëlluar me armë nga një prej bashkëpronarëve të hotelit, i cili u arrestua disa orë pas krimit në një aeroport ne Greqi  

Rënie historike e çmimit të naftës në bursa. 1 fuçi shitet për 74 usd, pritet rritje e prodhimit

Çmimi i naftës pësoi rënie historike ne tregjet ndërkombëtare, pasi nje fuci nafte u shit me 74 dollarë. Shkak u bene njoftimet per heqjen e kufizimeve ne prodhim, cka pritet te shoqërohet me shtim te ndjeshëm te sasisë se arit te zi ne treg.

Vlora, qarku më me shumë divorce. Pasohet nga Tirana, Korça dhe Gjirokastra

Shifrat e Institutit të Statistikave zbulojnë se Vlora është qarku me numrin më të madh të divorceve në raport me popullsinë. Pas tij, më së shumti zgjidhjen e martesës e kërkojnë në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër.

Mickoski mandatohet si Kryeminister: Emrin “Maqedonia e Veriut” do ta ruajmë zyrtarisht

Hristjan Mickoski merr mandatin per formimin e qeverise se re. Lideri i VRMO-DPMNE ka 20 dite kohe per te finalizuar kete proces. Pas marrjes se mandatit ai premtoi se emri “Maqedonia e Veriut” do te përdoret zyrtarisht.

Nisin zgjedhjet për Parlamentin Europian. Moment i rëndësishëm për të ardhmen e unionit

Nisën sot zgjedhjet 4-ditore për Parlamentin Europian, me holandezet qe u drejtohen te paret kutive te votimit. Ato konsiderohen tepër te rëndësishme, pasi do te përcaktojnë orientimin e Brukselit ne lidhje me luftën ne Ukraine.

Nesër miqësorja me Azerbajxhanin në Klan. Sylvinho: Jemi 100% me mendjen te Europiani

Kombëtarja luan nesër miqësoren e kundër Azerjbaxhanit, ndeshjen e fundit përpara nisjes se Kampionatit Europian, qe transmetohet ekskluzivisht ne Tv Klan. Trajneri Sylvino thotë se ekipi është totalisht i përqendruar tek Europiani.

/tvklan.al