Lejet e ndërtimit të apartamenteve do të shqyrtohen në KRRT në fundin e këtij muaji. Në zyrat e uranistikës nga 250 leje që kërkoheshin në fund të vitit 2000 për ndërtim, 190 kërkesa janë rikthyer për të plotësuar dokumentacionin e plotë pranë këshillit teknik.

Lejet e ndërtimit në kryeqytet sidomos në pallatet shumëkatëshe, zbatohet sipas ligjit të miratuar të vitit 1998. Por, pavarësisht se ligji përcakton qartë ndërtimin, largësia midis pallateve që duhet të jetë 7 deri në 21 metra nuk është zbatuar.

Në 75% të rasteve të gjitha firmat e ndërtimit kanë shkelje të ligjit. Sipërfaqja që parashikohet për hapësirë të gjelbëruar dhe oborre nuk është respektuar. Po kështu dhe ligji i urbanistikës për katet e pallateve, në mjaft raste është shkelur.

Për këtë arsye në mbledhjen e parë të këtij viti KRRT do të shohë dhe shqyrtojë vetëm lejet ku ligji do të zbatohet 100% duke shtuar kështu dhe kaldajat e ngrohjes për çdo pallat jo me energji elektrike.Duke parë pak a shumë shkatërrimin e kryeqytetit në këto vite, lejet pranë këshillit do të miratohen me disa faza./tvklan.al