Kryeministri Ilir Meta ka inspektuar sot autostradën dhe nënstacionin në ndërtim e sipër. Për të parë se në çfarë pike kanë arritur punimet në disa nga sipërmarrjet më të rëndësishme si rrugët dhe dritat. Kryeministri Meta ka bërë vetë një inspektim blic. I shoqëruar dhe nga ministri i Transporteve Nako, ndalesën e parë Meta e bëri në autostradën e jugut tek ura gjigande në ndërtim e sipër mbi lumin Shkumbin.

Këtu punojnë firmat Granit dhe Dear. Kryeministri Meta është interesuar dhe pranë drejtorë të përgjithshëm të rrugëve mbi afatin e përfundimit të punëve duke pyetur dhe mbi cilësinë. Kjo urë, një ndër më të mëdhajat në ndërtim, do të lidhë dy pjesët e ndara nga Shkumbini në Korridorin 10.

Më pas inspektimi i Kryeministrit Meta ka vazhduar tek mbikalimi në Durrës. Dhe ky një investim i madh bën të mundur lidhjen e superstradës Tiranë-Durrës me korridoret e tjera. Tashmë e gjithë ana teknike, mbikalimi gjigand ka përfunduar dhe nevojitet dhe një shtresë tjetër krahas asfaltimit. Gjithashtu Meta ka inspektuar dhe nënstacionin e Rrushbullit ku aty e ka pritur drejtori i KESH, Dritan Prifti.

Ky nënstacion është rinovuar tërësisht me fondet e KESH-it, fond që i ka kaluar 2 milion dollarë. Aty po vazhdojnë punimet ende dhe në fund të nëntorit, kryeministri Meta do të shkojë sërish për të prerë shiritin./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj