Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Të tjerë të akuzuar nga prokuroria shqiptare për vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, më 12 Shtator 1998, do të arrestohen në bashkëpunim me Interpolin. Kryeprokurori Rakipi ka deklaruar se për të arrestuarit e deri tanishëm, ka prova të pakontestueshme, që do të provohen edhe me fillimin e procesit gjyqësor.

Kryeprokuori Arben Rakipi:- “Të gjitha që thotë Partia Demokratike janë të vërteta. Procesi i hetimit ka qenë një proces i gjatë dhe verifikimi i të gjitha provave të marra ka qenë gjithashtu i gjatë. Kjo bëri atë, që vënia dorë mbi personat të bëhet kur provat kanë qenë të plota mbi ta. Janë edhe disa të tjerë të listuar për t’u arrestuar”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame