Lajme Arkiva 2003

Kryesia e Partisë Socialiste përcakton grupin e deputetëve që do të marrë pjesë në komisionin hetimor për Ramën. Partia Socialiste do të përfaqësohet në këtë komision nga Ermelinda Meksi, Limos Dizdari, Erjon Braçe, Ndre Legisi dhe Fatmir Xhafaj.

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi tha se do të negocioj në emër të partisë që objekti i hetimit të komisionit të mos jetë sipas kërkesës së rifolmuruar të opozitës por të shtrihet për Bashkinë e Tiranës deri në vitin ’92.

Gramoz Ruçi: Janë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme dhe të domosdoshme në takimet me opozitën për të negociuar në arritjen e një qëllimi të përbashkët kushtetues dhe ligjor lidhur me komisionin hetimor parlamentarë./tvklan.al