Edi Rama: “Pas Shqipërisë ullishte ku në fakt kemi të bëjmë me një skemë të madhe korruptive të radhës së një kryeministri që me fatet e Shqipërisë dhe të pasurive të saj natyrore e publike po bën kërdinë për interesat e oborrit të tij. Fillimi i kësaj skeme është vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 22/08.2007, me anë të të cilit Këshilli i Ministrave ka autorizuar zbatimin e koncesioneve në sektorin e bujqësisë dhe të ushqimit. Përse Këshilli i Ministrave e ka autorizuar fillimin e kësaj procedure pa bërë studimin? Përse Këshilli i Ministrave e ka konsideruar këtë si një rast të veçantë për t’u dhënë me koncesion me çmimin një euro. Këto janë pyetjet që kryeministri Berisha, Ministri i Bujqësisë dhe Ministri i Ekonomisë duhet t’u japin përgjigje publikisht”./tvklan.al