Proejktligji për legalizimin e zonave informale, paraqitur nga qeveria, krijon konflikt social mes pronarëve të ligjshëm dhe ndërtuesve të banesave. Bashkia Kamëz, Këshilli Bashkiak i saj dhe Komuna Paskuqan shprehen se, nëse parlamenti nuk do të rishikojë këtë projektligj, protestat janë rruga e vetme që do të mbrojnë komunitetin që jeton në këtë truall. Ky projektligj, sipas tyre, është i disfavorshëm e diskriminues.

“Para vitit ‘90 është miratuar ligji ‘mbi kompensimin dhe kthimin e pronave’ dhe njihet zona për ndërtim deri në 500 m. Tani është diskriminuese se thuhet: “të ndërtohet dhe legalizohet vetëm 300 m’. Ndryshimi tjetër është se trajtohet me çmim si zonë urbane në një kohë kur ai duhet të trajtohet në çmim si tokë-arë në raportet ku ishin. Të dy këshillat e komunës kanë vendosur të mos e pranojnë projektligjin. Do të vazhdojmë negociatat në rrugë parlamentare nëpërmjet grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të rikëshillohet me komisionin, të mos votohet në parlament deri në zgjidhjen e problemit, ndryshe qytetarëve u mbetet rruga e protestave dhe rrugët demokratike për zgjidhjen e këtij problemi.”

Projektligji, sipas kryetarit të Bashkisë Kamëz, nuk parashikon skemën e kreditimit për t’i blerë truallin ndërtuesit. /tvklan.al