Lajme Arkiva 2004

26 familje të cilat prej 16 vjetësh jetojnë në objektet e kultit të fesë bektashiane në Kodrën e Shtufit në qytetin e Gjirokastrës me kthimin e pronave fesë bektashiane hidhen në rrugë.

Policia ndërtimore e këtij qyteti me ane të një shkrese u është drejtuar të 26 familjeve për lirimin e ambienteve brenda një afati prej 15 ditësh, ose në të kundërt do të nxirren me forcë.

Nga bashkia e këtij qyteti vetëm 9 nga këto familje konsiderohen si pastreha të kategorisë së parë dhe do të trajtohen nga kjo bashki.

Flamur Bime: Ka edhe një kontingjent tjetër që zëvendësojnë njëri-tjetrin pasi ne japim shtëpi për këta njerëz që janë te të pastrehët, zaptohen nga të tjerët gjë që bashkia me këta kuptohet dhe këta janë kontingjente që bashkia do i trajtojë përsëri, por nuk do i trajtojë me banesa siç është ligji i qeverisë, sepse nuk trajtohen nga ky ligj, por do të trajtohen me sheshe ndërtimi nga bashkia si të gjithë qytetarët e tjerë./tvklan.al