Veç Shqipërisë që luan kundër Hungarisë për grupin e parë eliminatorë të botërorit, luajnë sot edhe Suedia-Portugalinë, e Danimarkë-Maltën. Po në Suedi do të jetë përballja e vërtetë. Portugalia pas dy ndeshjeve të para, ka tashmë në dispozicion edhe yllin Cristiano Ronaldon në formën më të mirë. Do të jetë kështu një përballje direkte mes tij dhe lojtarit më të famshëm të suedezëve Zlatan Ibrahimovic. Një sfidë e dy lojtarëve që pretendojnë çmimin lojtari më i mirë i botës për këtë vit.

Por sipas Cristiano Roanlados, “Suedia nuk përbëhet vetëm nga Ibra, janë edhe 10 futbollist të tjerë në skuadër. Por ne jemi ekip më i mirë ka thënë Ronaldo. Portugalisë do t’i mungojnë minimalisht Deko, Rikardo Carvajo dhe Sima Asam Brosa”.

Megjithatë trajneri i Carlo Skeros nuk është i shqetësuar për këtë. Ai mendon se kështu ekipi do të tregoj pjekurinë e vet. Edhe Suedisë do t’i mungojnë disa futbollist Henri Clarson është i dëmtuar gjatë stërvitjes, Dobi Aslindero, Melberd, Eriked Man, Ander Sverson dhe Cristian Vilensom do të mungojnë gjithashtu. As Suedezët nuk janë të mërzitur për këtë pasi ata e mbështesin lojën tek skuadra dhe jo tek individët.

Grupi 1 i kualifikuesve të botërorit kryesohet nga Shqipëria me 4 pike, me pikë të njëjta por me më pak gola ndjekin Suedia e Danimarka, Portugalia gjendet në vendin e 3 me 3 pikë më pas Hungaria me 1 pikë dhe e fundit që ka pasuar humbje në të dy ndeshjet e para është Malta./tvklan.al

Gazetari Erion Todhe

Montazh Renis Zela