Turqia dhe Çekia do të luajnë sot në mbrëmje në Gjenevë, për vendin e fundit të grupit të A pjesëmarrës në çerekfinale të Euro 2008. Fitore e detyruar për të dyja skuadrat pasi barazimin do ta shtynte lojën drejt 11-metërshave për shkak të golavarazhit të barabartë. Rregullorja e re e UEFA-s për ndeshjet e grupit në Europian, përcakton se në rast barazie në pikë dhe në golavarazh mes 2 ekipesh në përfundim të 90 minutave fati në sfidën e fundit vendoset nga pika e penalltisë.

Trajneri i turqëve Fatih Terim, do të luaj nga fillimi me të njëjtin formacion që mundi Zvicrën disa ditë më parë. Çekët pritet ta nisin ndeshjen me Milan Barz dhe Jan Kolën në sulm, duke përdorur rreshtimin 4-4-2. Kjo do të thotë që Karl Brynker do të braktisë 4-5-1 të përdorur në 2 sfidat e para. Rezultatet e mëparshme janë në favor të Çekisë e cila deri më tani në 14 takime ka fituar 10 ndërsa Turqia vetëm 1 herë.

Sfidën e parë mes tyre në kampionatin europian do ta gjykojë Peter Froitfel i njëjti që drejtojë takimin kualifikues në qershor të 2007 mes Bosnje-Hercegovinës dhe Turqisë, e cila e humbi me rezultatin 3-2. Ndeshja tjetër e grupit A Zvicër-Portugali ka vetëm vlera statistikore, pasi skuadra e Skolarit përveç kualifikimit të parakohshëm ka siguruar edhe vendin e parë.

Pritet që trajneri i luzitanëve të luaj me disa lojtarë rezervë në këtë sfidë për të lënë pushim Ronaldon, Bonsinvan apo Karvajon. Të 2 sfidat e fundit të Grupit A do transmetohen në ora 20:45 direkt në Supersport dhe në formatin HD./tvklan.al

Gazetari: Endrit Sauku